Basha takim me banorët e Sukthit: Ramavirusi ka goditur rëndë këtë zonë, qytetarët vuajnë ende pasojat e tërmetit

Publikuar tek: politike, më 11:40 15-05-2020 Basha takim me banorët e Sukthit: Ramavirusi ka goditur rëndë këtë zonë, qytetarët vuajnë ende pasojat e tërmetit Basha takim me banoret e Sukthit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vazhduar takimet me qytetarët, këtë herë në Sukth.

Sipas Bashës, "Ramavirusi" ka goditur rëndë këtë zonë dhe banorët e saj, të cilët vuajnë ende në ditët e sotme pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Kreu i PD shprehet se Kryeministri i ka braktisur shqiptarët, ndërsa ka qëlim të vetëm të vjedhë taksat e shqiptarëve për t'u pasuruar në kurriz të qytetarëve të braktisur pa ndihmë dhe pa kujdes.

Postimi i Lulzim Bashës:

Sukthi dhe banorët e tij ende vuajnë pasojat e tërmetit të nëntorit. Asnjë ndihmë për banorët me shtëpitë e shkatërruara, asnjë kujdes për situatën e pandemisë që i ka çuar në varfëri të tejskajshme banorët e Sukthit.

RAMAVIRUSI ka goditur rëndë këtë zonë dhe banorët e saj që sot më shumë se kurrë ndihen të braktisur dhe të lënë në harresë. Shtëpi të rrënuara dhe në pragshembje pas tërmetit, asnjë ndihmë financiare apo ushqimore, varfëri e shtuar, papunësi dhe mjerim. Kjo është gjendja e Sukthit sot.

Alarmi i qytetarëve që takova në Sukth është dëshmi e qartë e pandemisë ekonomike që ka prekur shqiptarët. Rama i ka braktisur shqiptarët. Ai dhe oligarkët e tij kanë vetëm një qëllim, të vjedhin taksat e shqiptarëve për t'u pasuruar në kurriz të qytetarëve të braktisur pa ndihmë dhe kujdes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009490966796875
array(1) { ["section"]=> string(118) "basha-takim-me-banoret-e-sukthit-ramavirusi-ka-goditur-rende-kete-zone-qytetaret-vuajne-ende-pasojat-e-termetit-206460" }