Basha takim me deputetët britanik: Qeveria tranzitore e nxjerr vendin nga kriza

Publikuar tek: aktualitet, më 18:09 19-05-2019 Basha takim me deputetët britanik: Qeveria tranzitore e nxjerr vendin nga kriza Lulzim Basha se bashku me anetaret e parlamentit Britanik

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ka bërë një vizitë pune në Parlamentin Britanik dhe në Dhomën e Lordëve, teksa ka takuar shumë deputetë, diplomatë dhe politikan të njohur atje.

Lideri i opozitës ishte i ftuar i nderit në një darkë pune me anëtarë të parlamentit dhe Dhomës së Lordëve në Londër.

Mes pjesëmarrësve në këte darkë pune ishte Lordi George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe anëtar i Dhomës së Lordëve. Në darkë ishin të pranishëm edhe deputetët Crispin Blunt, Sir Mark Lyall Grant, dhe Gavin Williamson, anëtar i Parlamentit Britanik dhe lidershipit të Konservatorëve dhe ish-ministër i Mbrojtjes.

Në fjalën e tij, Basha shprehu mirënjohjen për ndihmën e çmuar të Britanisë së Madhe për kapërcimin me sukses të sfidave jetike për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, në veçanti, në luftën e Kosovës dhe procesin e pavarësimit të saj, në konfliktin e armatosur në Maqedoni dhe së fundmi, Marrëveshjen e Prespës që shërben për të konsoliduar perspektivën euroatlantike të rajonit, duke garantuar anëtarësimin e saj në NATO.

Basha ndau me miqtë britanikë qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Partisë Demokratike se përpjekjet dhe diskursi mbi kufijtë dhe shkëmbimin e territoreve shkon kundër këtyre arritjeve, duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin rajonal.

Postimi i plotë:

Mirënjohje pafund për Britaninë e Madhe dhe Lordin Robinson për ndihmën e çmuar në kapërcimin me sukses të sfidave jetike për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri dhe në Ballkan.

Gjatë darkës me anëtarët e Dhomës së Lordëve diskutuam mbi nevojën që ka Shqipëria për një qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e cila mund të luftojë krimin e organizuar. Pa votë të lirë, nuk ka stabilitet dhe zhvillim.

Për Partinë Demokratike është prioritet strategjik forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit, por në veçanti, në fushën ekonomike dhe atë të investimeve britanike.

basha.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.34899497032166
array(1) { ["section"]=> string(85) "basha-takim-me-deputetet-britanik-qeveria-tranzitore-e-nxjerr-vendin-nga-kriza-164888" }