Basha takim me fermerët në Kukës: Gjërat do të ndryshojnë, ju garantoj që do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione

Publikuar tek: politike, më 11:52 05-12-2020 Basha takim me fermerët në Kukës: Gjërat do të ndryshojnë, ju garantoj që do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me fermerët e fshatrave Novosej dhe Shishtavec në Kukës.

Banorët e fshatit janë ankuar dhe janë shprehur se patatet i janë kalbur se nuk kanë mundur t’i shesin dhe kanë falementuar.

Fermerët janë shprehur se pavarësisht aplikimeve, nuk kanë marrë asnjë mbështetje duke theksuar se kërkojnë që të subvencionohen.

Basha i ka premtuar se kur të vijë në qeverisje do jenë në krah të fermerëve.

Basha: Gjërat do të ndryshojnë. Është mëkat që një zonë me kaq shumë traditë ku prodhimet tuaja kanë bërë emër në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin ta gjej në një varfëri të tillë. Është mëkat i dyfishtë që në një kohë kur njerëzit po vuajnë për ushqimet bazë ne nuk arrijmë të garantojmë shitjen e patates tuaj dhe nuk arrijmë të lajm as shpenzimet që ju keni hedh për ta rrit këtë patate.

Banori: Ne nuk e dimë a do na shiten në kalben në tokë dhe falementojmë

Banori:Mu kalbën të gjitha patatet se nuk i shita dot dhe falimentova dhe ngela në gisht në gojë. M'u kalbën të gjitha. Aty ishte buka e familjes.

Basha: Shqipëria po mbytet me prodhime të subvencionuara të fermerëve të huaj.  Pse? Sepse ne nuk jemi në krahun tuaj, sepse qeveria nuk është në krahun tuaj. Nesër ju garantoj që do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione, me mbështetje direkte për fermerët.

Kjo është rruga e vetme për të shpëtuar bujqësinë, për të ndalur emigracionin, se dhe t’ju iki gjithë rinia në emigracion ndërkohë që ka pasuri të jashtëzakonshme vendi, ka mundësi të jashtëzakonshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Asnjë fjalë për Marko Bellon, socialistet e ‘orëve të para’ iu kthehen kolegëve në PS: Nuk keni as zemër, as mendje e as respekt. Turpi ju mbuloftë!
Ambasadorja Kim shpërndan fjalën e Ramës në OSBE: Udhëheqje e suksesshme, viti më i vështirë »
Article Logic
Execution time: 0.010354042053223
array(1) { ["section"]=> string(134) "basha-takim-me-fermeret-ne-kukes-gjerat-do-te-ndryshojne-ju-garantoj-qe-do-te-jem-ne-krahun-tuaj-jo-me-fjale-por-me-subvencione-230260" }