Basha takim me ministrin grek: E domosdoshme heqja e ligjit të luftës, zgjidhja për detin duhet të vijë nga Gjykata Ndërkombëtare

Publikuar tek: politike, më 17:03 20-10-2020 Basha takim me ministrin grek: E domosdoshme heqja e ligjit të luftës, zgjidhja për detin duhet të vijë nga Gjykata Ndërkombëtare Basha takim me Dendias

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka takuar ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha ka zbardhur takimin me kryediplomatin grek, ku është shprehur se është e domosdoshme heqja e ligjit të luftës nga shteti fqinj, ndërsa ka shtuar se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë nga Gjykata Ndërkombëtare.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.
Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”, shkruan Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria dhe Greqia në Hagë për çështjen e detit, VOA: Ideja u hodh nga vizita e Ramës në Athinë...
Ylli i kuq në kravatën e Ramës, Kujtim Gjuzi: Mesa duket ka ende lidhje me Beogradin, ylli për 44 vite na ka marrë frymën »
Article Logic
Execution time: 0.013261079788208
array(1) { ["section"]=> string(134) "basha-takim-me-ministrin-grek-e-domosdoshme-heqja-e-ligjit-te-luftes-zgjidhja-per-detin-duhet-te-vije-nga-gjykata-nderkombetare-224467" }