Basha takim me strukturat e PD-së në Laç: Gjatë verës nuk do të ndalim me protestat deri sa të largojmë qeverinë               

Publikuar tek: politike, më 21:23 19-07-2019 Basha takim me strukturat e PD-së në Laç: Gjatë verës nuk do të ndalim me protestat deri sa të largojmë qeverinë               

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit të Laçit në bashkëbisedim me strukturat e degës së PD-së, intelektualë, biznesmenë dhe qytetarë kurbinas.

Në fjalën e tij kryedemokrati Basha ka falendëruar çdo demokrat dhe qytetar të Kurbinit për vendosmërinë e tyre në braktisjen e zgjedhjeve fasrë të 30 Qershorit. Madje ai ka theksuar, një falenderim të veçantë dhe për disa socialistë që mohuan të votonin, ndonëse ishin nën presionin politik.

Të majtët në qeverisjen vendore në Kurbin kanë treguar qeverisjen e tyre, në kunderin e investimeve dhe mirëqenjës së qytetarëve. Qytetarët kurbinas janë varfëruar akoma dhe më shumë nga mungesa e dorës së shtetit, janë shtuar të papunët dhe po falimentojnë bizneset, ç’ka tregon se qeveria Rama është drejt dështimit total, dhe favorizon krimin.

Më tej Basha ka thënë se tërë periudha e stinës së verës do të shoqërohet me aktivitete politike të opozitës, për të mosndalur protestat opozitare deri në largimin e kësaj qeverie korruptive.

Gjatë dialogut me shefin e opozitës Basha, qytetarët premtuan mbështetje në çdo iniciativë që do të ndërmarrë opozita deri në largimin e qeverisë dhe kryeministrit Rama.

67185605_448515012368365_4784143446581444608_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036331176757812
array(1) { ["section"]=> string(117) "basha-takim-me-strukturat-e-pd-se-ne-lac-gjate-veres-nuk-do-te-nalim-me-protestat-deri-sa-te-largojme-qeverine-172724" }