Basha takon ambasadorin e ri të Italisë, i konfirmon miqësinë e ngushtë dhe historike mes dy popujve

Publikuar tek: politike, më 22:57 13-02-2020 Basha takon ambasadorin e ri të Italisë, i konfirmon miqësinë e ngushtë dhe historike mes dy popujve Ambasadori italian - Kreu i PD Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha ka pritur sot në Selinë Blu ambasadorin e ri të Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci, të cilit i ka konfirmuar miqësinë e ngushtë dhe historike mes dy vendve.

“I shpreha ambasadorit Bucci bindjen e palëkundur se si në opozitë, ashtu edhe në qeverisje, PD do të jetë kontribuese kryesore për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Italinë mike dhe avokaten tonë të shkëlqyer për integrimin europian. Shpreha besimin se ambasadori Bucci do të luajë një rol aktiv dhe nxitës për zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit”, shkruan ndër të tjera Lulzim Basha.

POSTIMI I PLOTË I KREUT TË PD:

Gjatë takimit të parë me ambasadorin e ri italian, z. Fabrizio Bucci, konfirmova miqësinë e ngushtë dhe historike mes dy popujve tanë dhe qëndrimin e Partisë Demokratike se Italia është një nga partnerët tanë strategjikë për Shqipërinë.

I shpreha ambasadorit Bucci bindjen e palëkundur se si në opozitë, ashtu edhe në qeverisje, PD do të jetë kontribuese kryesore për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Italinë mike dhe avokaten tonë të shkëlqyer për integrimin europian. Shpreha besimin se ambasadori Bucci do të luajë një rol aktiv dhe nxitës për zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit.

Ekonomia dhe punësimi përmes mbështetjes për investimet italiane në Shqipëri, integrimi europian, lufta kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar janë çështje kyçe për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve tona mike dhe aleate.

Foto nga takimi ne Seline Blu: Ambasadori i Italise Bucci dhe kreu i PD Lulzim Basha
84696805_2953348531382975_1153887790644068352_o.jpg85191843_2953348518049643_4099224221614342144_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019999027252197
array(1) { ["section"]=> string(106) "basha-takon-ambasadorin-e-ri-te-italise-i-konfirmon-miqesine-e-ngushte-dhe-historike-mes-dy-popujve-195134" }