Basha takon banorët e Kamzës: Do t’ju çojnë në burg, kjo është e papranueshme

Publikuar tek: politike, më 14:30 21-02-2018 Basha takon banorët e Kamzës: Do t’ju çojnë në burg, kjo është e papranueshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi disa familje të varfra, të cilw janë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike.

Dëshmitë tronditëse të grave kryefamiljare, të mbetura pa asnjë ndihmë, të nënave që nuk kanë bukë për fëmijët tregojnë lëniën në mëshirë të fatit nga qeveria të më shumë se 20 mijë familjeve në të gjithë vendin.

Marie Gjoka është një nënë e vuajtur, që tregon hisotrinë tronditëse sesi ngeli pa asnjë të ardhur, pas vdekjes së bashkëshortit të sëmurë, në përpjekje për të marrë KEMP-in ditën që bashkëshorti u nda nga jeta.

“Marije Gjoka: Kisha burrin për KEMP dhe vdiq ditën që ia lidhën dhe vajta të kërkoja KEMP-in që ta varrosja dhe nuk ma dhanë. Më dhanë vetëm 50 mijë lekë për me e varros. Nuk e di nga t’ia mbaj. Ka ardhur kulmi.”

Në bashkinë e Kamzës, ku Basha vizitoi familjet në skamje, janë hequr në janar rreth 780 familje nga skema e ndihmës ekonomike, por askush prej tyre nuk e di arsyen, edhe pse ata janë njësoj të varfër. Në frigoriferët apo dollapët e vjetër të Shpresa Arapit, Artur Rungos, Donika Shetës nuk ka asgjë për të ngrënë.

“Basha: Për çfarë u thanë që skeni pikë mjaftueshëm? U dhanë shpjegim?

Shpresa Arapi: Jo fare. Kemi mbetur pa asnjë lek. Nuk kemi asgjë dhe frigoriferin e kam bosh.

Basha: Pra, pa ndihmën ekonomike, ju do t’ju presin edhe dritat dhe ujin. Ose do t’ju marrin do t’ju çojnë në burg. Kjo është e papranueshme.”

“Bashkëshortja e Artur Rungos: Listën e kam bërë të gjatë në dyqan dh s’kemi me çfarë të paguajmë. Vetëm me borxhe dhe asnjë lloj ndihme.

Basha; Nuk u dhanë shpjegim pse ua hoqën ndihmën?

Artur Rungo: Jo fare, asnjë shpjegim.”

“Basha: Kishit ndihmë ekonomike?

Donika Sheta: Kisha, por ma kanë hequr tani.

Basha: Po pse ta kanë hequr?

Donika Sheta: Më thanë që nuk plotëson kushtet. Nuk e di çfarë kushtesh, kur unë s’kam asgjë, asnjë kusht për të jetuar. Thanë nuk plotëson pikët. Nuk kam as lavatriçe, as dush. Asgjë nuk kam.

Basha: Po të ardhura të tjera përveç ndihmës ekonomike keni pasur?

Donika Sheta: Kam vetëm 20 mijë lekë pension të vjetra.”

Pak ditë më parë qeveria deklaroi se ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike ata që nuk e meritojnë, por dëshmitë në familjen e Pranvera Tetovajt dhe Gëzim Ukdashit tregojnë për një situatë katastrofike, ku iu është prerë edhe uji i pijshëm.

“Pranvera Tetovaj: Nënën e kam të paralizuar. Asistencën ma kanë hequr. Lekët e përmbytjes nuk i kemi marrë. Skam asgjë, as dyshek për nënën.“

“Bashkëshortja e Gëzim Ukdashit: Edhe ujin na e kanë ndërprerë. Kush të na japë ndonjë pikë ujë, e marrim. S”kemi lekë të blejmë një thes miell, pale dritat dhe ujin.

Basha: Prandaj kemi ardhur, në rradhë të parë t’I tregojmë botës kujt ia kanë hequr ndihmën, njerëzve më të pamundur dhe kjo është kriminale. Kjo do të thotë t’ju kërcënojë me bukën e gojës. “

Partia Demokratike e konsideron një emergjencë kombëtare mbetjen pa asnjë të ardhur dhe heqjen e ndihmës shtetërore të mbi 20 mijë familjeve dhe për këtë arsye ka kërkuar një debat urgjent me kryeministrin. 

1.jpg

 

 425A0386.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013041973114014
array(1) { ["section"]=> string(82) "basha-takon-banoret-e-kamzes-do-t-ju-cojne-ne-burg-kjo-eshte-e-papranueshme-110983" }