Basha takon banorët e lagjes 18 në Durrës: Qytetarët s’mund të lihen në fatin e ndihmave, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë tek 10 oligarkë

Publikuar tek: politike, më 20:45 06-12-2019 Basha takon banorët e lagjes 18 në Durrës: Qytetarët s’mund të lihen në fatin e ndihmave, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë tek 10 oligarkë Basha nga takimi me banoret e lagjes 18 ne Durres

Kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar pasditen e sotme disa banorë të lagjes 18 në Durrës, dhe ka folur me ta për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banorët i kanë thënë Bashës se edhe pse pallati i tyre nuk ka dëmtime në strukturë, ata nuk mund të kthehen në banesat e tyre pasi dëmtimet e mureve paraqesin rrezik, ndërsa sipas kreut të PD askush nuk ka shkuar të interesohet për ta.

Më tej, kreu i PD shkruan se duhet të nisë sa më shpejt rikonstruksioni i banesave në mënyrë që banorët ti rikthehen jetës normale sepse ata sipas Bashës, nuk mund të lihen në fatin e ndihmave, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë tek 10 oligarkë.

POSTIMI I PLOTË I BASHËS:

Duhet veprim i shpejtë! Çdo ditë që kalon e rëndon traumën tek qytetarët.

Kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti dhe ende nuk ka nisuar puna për rikonstruksionin e objekteve të dëmtuara që janë të riparueshme. Në lagjen 18 në Durrës disa banorë më treguan se edhe pse pallati i tyre nuk ka dëmtime në strukturë, ata nuk mund të kthehen në banesat e tyre pasi dëmtimet e mureve, paraqesin rrezik për ta.

Njerëzit ankohen se nuk është interesuar askush për nevojat e tyre dhe se ata vazhdojnë të kërkojnë çdo ditë strehë për të kaluar natën. Disa prej tyre thonë se janë përzënë nga çadrat tek stadiumi dhe janë lënë rrugëve me fëmijë të vegjël.

Duhet të nisë puna pa humbur kohë për rikonstruksionin e banesave në mënyrë që banoret ti rikthehen jetës normale. Duhen alokuar fonde pa humbur kohë. Nuk mund të lihen qytetarët në fatin e ndihmave, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë tek 10 oligarkë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.066067934036255
array(1) { ["section"]=> string(150) "basha-takon-banoret-e-lagjes-18-ne-durres-qytetaret-s-mund-te-lihen-ne-fatin-e-ndihmave-ndersa-parate-e-taksave-te-tyre-shkojne-tek-10-oligarke-188635" }