Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka ftuar Elhaida Danin në prag të festivalit Eurovision 2015 për t’i uruar suksese. Bashkë me Elhaidën ishte i ftuar edhe drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka.
Basha ka shprehur vlerësimin më të lartë për talentin e Elhaidës dhe për këngën e saj që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve do të mbështesin fuqimisht këngëtaren shqiptare në Eurovizion dhe shprehu bindjen se performanca e saj do të vlerësohet dhe do të bëjë krenar çdo shqiptar.
Ai e ka quajtur një tjetër sfidë për Elhaidën përfaqësimin e Shqipërisë në festivalin Eurovision, pas suksesit që pati në “The Voice of Italy”.
Elhaida Dani do të performojë në gjysmëfinalen e parë në Vjenë më datë 19 maj.
Kryebashkiaku Lulzim Basha, këngëtarja Elhaida Dani dhe drejtori i RTSH Martin Leka