Basha takon Gjeneralin amerikan James Jones: Në qeverisjen tonë do forcojmë më tej marrëdhënien me SHBA

Publikuar tek: politike, më 20:27 19-11-2019 Basha takon Gjeneralin amerikan James Jones: Në qeverisjen tonë do forcojmë më tej marrëdhënien me SHBA Kreu i PD Lulzim Basha - Gjenerali amerikan James Jones

Kreu i PD Lulzim Basha ka pritur pasditen e sotme në Selinë Blu Gjeneralin amerikan James Jones, me të cilin ka diskutuar mbi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Teksa shpërndanë foton me Gjeneralin Jones, njëherësh ish-Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë, Basha shkruan se kur PD të marrë pushtetin do të forcohet më tej marrëdhënia me SHBA.

"Mirëprita në zyrë Gjeneralin James Jones, ish Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë. Bashkë, patëm rastin të diskutonim mbi rëndësinë e anëtarsimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për tu rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe BE përsa i përket sigurisë dhe teknologjisë. Në qeverisjen tonë nesër, ne do të bëjmë gjithcka që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet Shqipëri-SHBA sepse shqiptarët e kanë shumë të qartë se e ardhmja e vendit tonë, është krah për krah me vlerat perëndimore", shkruan Basha, kreu i PD.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024908065795898
array(1) { ["section"]=> string(109) "basha-takon-gjeneralin-amerikan-james-jones-ne-qeverisjen-tone-do-forcojme-me-tej-marredhenien-me-shba-186485" }