Basha takon zv.kryeministrin e Maqedonisë: 2018-a vit i rëndësishëm për çlirimin e vendeve të rajonit nga krimi, korrupsioni dhe keqqeverisja autokratike

Publikuar tek: politike, më 12:08 17-01-2018 Basha takon zv.kryeministrin e Maqedonisë: 2018-a vit i rëndësishëm për çlirimin e vendeve të rajonit nga krimi, korrupsioni dhe keqqeverisja autokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani me të cilin ndau vlerësimin për arritjet e fundit në vendin fqinj në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, siç është dhe ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Basha tha se kjo është shenjë e emancipimit të politikës e shoqërisë maqedonase dhe meritë e punës dhe unifikimit të faktorit shqiptar atje.

2018 mund të jetë një vit i rëndësishëm për clirimin e vendeve të rajonit nga krimi, korrupsioni dhe keqqeverisja autokratike, u shpreh kryetari i opozitës. Z.Basha e siguroi zëvendëskryeministrin Osmani për mbështetjen e plotë dhe energjike të Partisë Demokratike në procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO.

Duke u ndalur në procesin e integrimit europian, Basha tha se sfidat kryesore mbeten përmbushja e kritereve bazë të Kopenhagenit, sic janë zgjedhjet e lira dhe drejtësia e pavarur. Në këtë kuadër, për Shqipërinë rëndësi parësore ka mposhtja e krimit të organizuar me lidhje qeveritare, theksoi Basha, që është kthyer në kërcënimin kryesor për demokracinë dhe mirëqënien e qytetarëve dhe pengesë për avancimin e vendit drejt Europës.

Kryetari i opozitës theksoi se Partia Demokratike është e vendosur të punojë me përkushtim total për përmbushjen e vizionit dhe objektivit të saj për Shqipërinë europiane dhe integrimin europian dhe euroatlantik të të gjithë rajonit si aspiratë mbarëkombëtare e shqiptarëve.

​ 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011030912399292
array(1) { ["section"]=> string(158) "basha-takon-zv-kryeministrin-e-maqedonise-2018-a-vit-i-rendesishem-per-clirimin-e-vendeve-te-rajonit-nga-krimi-korrupsioni-dhe-keqqeverisja-autokratike-106874" }