Basha te “Fake News”, Rama te “Kazani”, harrohen mëritë me televizionet

Publikuar tek: aktualitet, më 20:44 01-06-2017 Basha te “Fake News”, Rama te “Kazani”, harrohen mëritë me televizionet

Lulzim Basha ka mbërritur në studion e Top Channel me vonesë, për shkak të impenjimeve në fushatën elektorale në Shkodër, ndërsa Edi Rama ka zgjedhur studion TV Klan.

Dy politikanët e rëndësishëm, kreu i qeverisë dhe kreu i opozitës kanë zgjedhur televizionet e mëdha kombëtare për të përcjellë mesazhet e tyre te publiku.

Por ajo që s’mund të kalojë pa mos u vënë re është se Basha, për herë të parë ka mbërritur në studion e Top Channel, që pas sulmeve të forta që lëshoi ndaj këtij televizioni nga çadra ku e quajti “Lajme False” dhe port-hale faqen e uebit.

Në të njëjtën kohë Rama ndodhet te studio e Opinion, emision të cilin shpesh e ka sulmuar për të ftuarit dhe ato çka diskutohen, në serinë e sulmeve ndaj emisioneve që i quan kazane, lokale, mejhane...

Duket se fushata ka bërë që dyshja Rama-Basha, jo vetëm të ulin tonet e akuzave ndaj njëri -tjetrit, që pas paktit të arritur mes tyre, por edhe të bëjnë një rokadë ekranesh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarri përfshin shtëpinë, familjarët brenda shpëtojnë mrekullisht
Rama “gju më gju” me fëmijët për 1 Qershorin ja si i uron: O det i kaltër ja erdha dhe unë… »
Article Logic
Execution time: 0.011903047561646
array(1) { ["section"]=> string(71) "basha-te-fake-news-rama-te-kazani-harrohen-merite-me-televizionet-80874" }