Basha te memoriali i Azem Hajdarit: Akoma e hapur plaga, e sotmja është një thirrje

Publikuar tek: aktualitet, më 10:34 12-09-2019 Basha te memoriali i Azem Hajdarit: Akoma e hapur plaga, e sotmja është një thirrje

Kryedemokrati Lulzim Basha pas nderimeve te memoriali i Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, shprehur i pikëlluar sesi edhe pas 21 vitesh krimi vazhdon ende.

Sipas Bashës, dita e sotme është një thirrje nga gjithë demokratëve të ndershëm dhe nga qytetarët të cilëet nuk kanë pranuar lidhjen e politikës me krimin.

Basha tha se pas 21 vjetësh duhet të mbyllet rruga me krimin dhe të hapet rruga e integrimit.

'Sot në këtë 21 vjetor akoma është aktuale plaga e hapur, krimi vijon që të ketë mbrojtjen dhe postet shtetërore. E sotmja është po kështu edhe një thirrje për bashkim mes të gjithë shqiptarëve të ndershëm, demokratëve dhe socialistëve të ndershëm që kurrë nuk e kanë pranuar politikën e lidhur me krimin dhe vjedhjen me ligj si politikën e vetme për t’u bërë bashkë për të hapur rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. Ka ardhur koha që rinia shqiptare ta mbyllë tranzicionin dhe të hapë rrugën e vlerave, demokracisë, lirisë dhe barazisë para ligjit. Ky është nderimi më i madh për Azem Hajdarin dhe qindra të tjerë. I paharruar qoftë kujtimi i tij’, tha ndër të tjera Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027536869049072
array(1) { ["section"]=> string(88) "basha-te-memoriali-i-azem-hajdarit-akoma-e-hapur-plaga-e-sotmja-eshte-nje-thirrje-178175" }