Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur një takim me të gjithë aleatët e PD-së në “selinë blu”.
Burime për newsbomb.al, bëjnë me dije se në këtë mbledhje të thirrur nga Basha do të diskutohen disa tema të rëndësishme të aksionit opozitar. Sipas po të njëjtave burime takimi pritet të fillojë në orën 18:00, ndërsa nuk bëhen të ditur emrat e aleatëve të PD që do të marrin pjesë në këtë takim të thirrur nga Basha.
Më tej mësohet se në këtë takim Basha ka thirrur jo vetëm aleatët paralamentarë, por edhe ata që kanë mbetur jashtë Kuvendit.
Burimet për newsbomb.al, thonë se në këtë takim pjesë e diskutimeve do të jenë konsultimet për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e lira. Ndër të tjera në këtë takim të Bashës me aleatët do të diskutohen çështjet e votimit elektronik dhe votimi i emigrantëve.
Kjo mbledhje është në vazhdën e takimeve që Basha ka premtuar për të intensifikuar aksionin opozitar, për të frenuar sipas tij abuzimet e qeverisë.