Basha thirrje biznesit: Ulni qepenat, nuk pret më puna, duhet…

Publikuar tek: aktualitet, më 11:18 09-04-2018 Basha thirrje biznesit: Ulni qepenat, nuk pret më puna, duhet… Kreu i PD Lulzim Basha ne takim me biznesin e vogel

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet në një takim me biznesin e vogël kundër vendosjes së TVSH dhe rritjes së taksave.

Në fjalën e tij Basha thotë se  skema e futjes së TVSH për biznesin e vogël do të sjellë humbje për të gjithë e se do të rritet papunësia. Basha bën thirrje që biznesi të ulë qepenat e të ngrihet në protestë për të drejtat e shkelura.

“Nuk pret më koha, duhet veprim, duhet qëndresë. Bëj thirrje që shoqata e biznesit të vogël t’i bashkohet mbylljes së qepenave. Një grup njerëzish po grabit pasurinë publike. Ngrihuni, nuk ka rrugë tjetër”, shprehet Basha.

Basha shtoi se po grabitet shumica për ti dhënë pakicës. Sipas kreut të PD futja e TVSH për biznesin e vogël, bëhet për arsye korruptive të kryeministrit Rama.

Më shumë nga fjala e Bashës:

Me skemën e futjes së TVSH do të humbasin të gjithë, futja e biznesit të vogël në TVSH do të rrisë papunësinë, do të rrisë evazionin fiskal, as shteti e as arka e publikut nuk do të përfitojë nga kjo masë. Do të shkatërohet biznesi i vogël, do të ulet konsumi, të ardhurat, do të ulet punësimi.. Ka një akt politik, të shkatërrohen zërat kundër. Kryeministri urren gjithçka të pavarur, do që ta çojë gjiron e biznesit të vogël tek klientët e tij. Grabitet shumica për ti dhënë pakicës. Qeveria mendon vetëm për xhepat e një partia. Futja e TVSH bëhet për arsye korruptive të Edi Ramës. Nuk pret më koha, duhet veprim duhet qëndresë. Iu bëj thirrje që shoqata e biznesit të vogël t'i bashkohet mbylljes së qepenave. Një grup njerëzish po grabit pasurinë publike. Ngrihuni, nuk ka rrugë tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTOT: Ja kush është ÇIFTI që humbi jetën në aksidentin tragjik te uji i ftohtë
TVSH dhe rritja e taksave, ja çfarë do bëjnë nesër bizneset »
Article Logic
Execution time: 0.01186203956604
array(1) { ["section"]=> string(65) "basha-thirrje-biznesit-ulni-qepenat-nuk-pret-me-puna-duhet-116233" }