Basha thirrje gazetarëve: Situata emergjente...sot mocion me debat

Publikuar tek: barometri, më 07:21 20-02-2018 Basha thirrje gazetarëve: Situata emergjente...sot mocion me debat

Pas mbarimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, kreu i demokratëve Lulzima Basha akuzoi kryeministrin Rama për skemën e ndihmave ekonomike. Në një prononcim për gazetarët Basha u shpreh se PD do të kërkojë një mocion me dabat lidhur me heqjn e ndihmave ekonomike të shumë familjeve shqiptare.

Po ashtu kryedemokraati u bëri thirrjeve gazetarëve që të fokusojnë më shumë situatën pasi sipas tij kjo është një emergjencë kombëtare.

“Kjo është një dramë njerëzore por edhe një emergjencë kombëtare. Me vullnetin e Edi Ramës një përqindje e madhe të bashkëqytetarëve sot nuk kanë para për asgjë. Kemi një kryeministër që po përdor metoda naziste”,- tha ndër të tjera Basha.

Më shumë nga fjala e kreut të PD:

U është hequr ndihma ekonomike. Bëhte fjalë për prindër të papunë, fëmijë në gjendje të mjerueshme, të cilat në mënyrë të pashpjegueshme u është hequr ndihma ekonomike. Kjo është një dramë njerëzore por edhe një emergjencë kombëtare. Me vullnetin e Edi Ramës një përqindje e madhe të bashkëqytetarëve sot nuk kanë para për asgjë. Kemi një kryeministër që po përdor metoda naziste. Një pjesë e madhe e këtyre qytetarëve u janë drejtuar deputetëve të opozitës. Unë kam një thirrje ndaj mediave kemi ditë që po mundohemi të evidentojmë përmasave të këtij holokausti, u bëjmë thirrje ta fokusoni këtë fenomen.

PD do të kërkojë mocion me debat për këtë. Kemi diskutuar se çfarë mund të bëj përtej rolit tonë si opozitë për dy javë. Ministrja mban të fshehur se pse u është hequr ndihma ekonomike. U përfol prania e një televizori dhe një frigorferi, por kjo nuk do të thotë që kanë të ardhura.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029469013214111
array(1) { ["section"]=> string(70) "basha-thirrje-gazetareve-situata-emergjente-sot-mocion-me-debat-110817" }