Basha thirrje qeverisë: Të gjejë mundësinë për t’i dhënë shpërblim punonjësve të policisë

Publikuar tek: politike, më 20:48 08-04-2020 Basha thirrje qeverisë: Të gjejë mundësinë për t’i dhënë shpërblim punonjësve të policisë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë t’i japë shpërblim punonjësve të policisë së shtetit, kërkesë që është bërë ditën e sotme nga Sindikata e Policisë.

Basha tha në një intervistë në “Euroneës Albania”, se qeveria duhet të gjejë mundësinë për t’i dhënë shpërblim punonjësve të policisë, të cilët punojnë 12 orë në turn dhe në kushte shumë të vështira gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Sot Sindikata e Policisë ka kërkuar një rritje apo një shpërblim për punonjësit e policisë në detyrë. Jo vetëm si kryetar i opozitës dhe ish ministër i Brendshëm, por edhe si qytetar jam dëshmitar i kushteve të vështira në të cilat punojnë me përkushtim edhe punonjësit e policisë së shtetit, ndaj duke e mbështetur plotësisht këtë kërkesë të Sindikatës së Policisë, dua t’i bëj thirrje qeverisë të gjejë mundësinë për të dhënë një shpërblim për punonjësit e policisë të cilët ndodhen në krye të detyrës në kushte shumë të vështira, në turne 12 orëshe, siç thonë vetë duke mos hequr as këpucët nga këmbët, për të cilën kanë mirënjohjen time totale. Po kështu meritojnë edhe një shpërblim financiar”, u shpreh Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011359930038452
array(1) { ["section"]=> string(95) "basha-thirrje-qeverise-te-gjeje-mundesine-per-t-i-dhene-shperblim-punonjesve-te-policise-201908" }