Basha thirrje Qevrisë për testim masiv: Të testohen në fillim simptomatikët, e pastaj mjekët, policët e njerëzit që janë në shërbim

Publikuar tek: politike, më 20:21 03-04-2020 Basha thirrje Qevrisë për testim masiv: Të testohen në fillim simptomatikët, e pastaj mjekët, policët e njerëzit që janë në shërbim Kreu i PD Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha i bën thirrje Qeverisë shqiptare të kryejë testim masiv të popullësisë për të ngadalësuar sa më shumë përhapjen e koronavirusit.

“Duhet të kuptojmë se testimi është i lidhur së pari me frenimin e infektimit, duke marrë masa për kurimin e të infektuarëve. Pra lidhet me aftësinë tonë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit. Unë i bëj thirrje qeverisë të ndryshojë urgjentisht kryekëput strategjinë e testimeve. Të bëhet testim për mjekët, për forcat e policisë, forcat ushtarake, njerëzve që janë në shërbim, sepse në këtë mënyrë këta njerëz që janë në kontakt të përditshëm ulin përhapjen e mëtejshme të infeksionit”, tha Basha në një lidhje direkte me Abc News.

Më tej, Basha tha se së pari duhet të testohen të gjithë personat që kanë simptoma të ngjashme të koronavirusit e pastaj të testohen personat që janë në shërbim.

“Hapi i parë është testimi i menjëherëhsmj i atyre që kanë simptoma. Unë kam informacione që njerëz që kanë simptoma nuk testohen. Nuk ju bëhet testi. Në zona të veçanta numri i testeve është shumë i vogël. Se po cove 4 tamponë në një Bashki kë do testosh më para ti. Dhe së dyti të testohen personat që kanë kontakte të përditshme, që janë në shërbim. Sa më pak teste aq më e gjatë do jetë periudha e karantinimit dhe vetëizolimit”, përmbylli Lulzim Basha, kreu i PD.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010012865066528
array(1) { ["section"]=> string(135) "basha-thirrje-qevrise-per-testim-masiv-te-testohen-ne-fillim-simptomatiket-e-pastaj-mjeket-policet-e-njerezit-qe-jane-ne-sherbim-201246" }