Basha thyen heshtjen, flet nga selia blu: Uroj që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm

Publikuar tek: barometri, më 11:40 18-03-2018 Basha thyen heshtjen, flet nga selia blu: Uroj që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm

Kreu i PD Lulzim Basha reagon për herë të parë lidhur me arrestimin e kryebashkiakun demokrat të Lezhës, Fran Frrokaj.

Nga selia blu Basha theu heshtjen, ku u shpreh se uron që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm, ndërsa kërkoi që hetimi ndaj tij të jetë transparent.

“Sot dua tu them gjithë shqiptarëve se ne shpresojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi im dhe i PD-së është se jemi dakord që te gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. Duhet të ketë një hetim transparent”, u shpreh Basha mjaft shkurt.

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj u arrestua ditën e djeshme, pasi akuzohet për tjetërsim pronash.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024801969528198
array(1) { ["section"]=> string(87) "basha-thyen-heshtjen-flet-nga-selia-blu-uroj-qe-fran-frrokaj-te-jete-i-pafajshem-113658" }