Basha tre ditë më parë akuzoi Taulant Ballën se ka porositur makinën 'Toyota Yaris' me 1.5 milion euro brenda

Publikuar tek: barometri, më 08:12 25-06-2018 Basha tre ditë më parë akuzoi Taulant Ballën se ka porositur makinën 'Toyota Yaris' me 1.5 milion euro brenda

Një automjet tip “Toyota Yaris” u kap në Portin e Durrësit, me plot 1.5 milion euro të dyshuara nga aktivitet kriminal.

 

Megjithëse shumë pak dihet deri tani, se kush i dërgoi, transportonte dhe kush do t’i merrte miliona eurot, e habitshme është deklarata e kryeopozitarit Lulzim Basha tre ditë më parë në Parlament.

Teksa Basha fliste, deputeti socialist Taulant Balla po qeshte, ndërsa kryeopozitari iu drejtua duke i thënë:

“Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Gjermani. Ai zgërdhitësi ka porositur “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua “Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita.”, akuzoi Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02367091178894
array(1) { ["section"]=> string(114) "basha-tre-dite-me-pare-akuzoi-taulant-ballen-se-ka-porositur-makinen-toyota-yaris-me-1-5-milion-euro-brenda-125608" }