Basha uron Mitsotakisin për fitoren: Fillimi i ri për Greqinë, shembull për Shqipërinë!

Publikuar tek: aktualitet, më 23:09 07-07-2019 Basha uron Mitsotakisin për fitoren: Fillimi i ri për Greqinë, shembull për Shqipërinë! Kreu i PD, Lulzim Basha, Tritan Shehu dhe kryeministri i sapozgjedhur i Greqise, Kyriakos Mitsotakis

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar kreun e partisë ‘Demokracia e Re’, Kyriakos Mitsotakis për fitoren e thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u zhvilluan sot në Greqi.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Basha thekson se nga sot me fitoren e ‘Demokracisë së Re’, do të jetë një fillim i ri për Greqinë.

Postimi në twitter:

‘Urime për Kyriakos Mitsotakis dhe ‘Demokracia e Re’ për fitoren e thellë!  Sot shënohet një fillim i ri për Greqinë, inspirues dhe shembull për triumfin e vlerave europiane si për Shqipërinë ashtu edhe për pjesën tjetër të rajonit!’, shkruan Basha në twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006950855255127
array(1) { ["section"]=> string(91) "basha-uron-mitsotakisin-per-fitoren-fillimi-i-ri-per-greqine-shembull-per-shqiperine-171456" }