Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë nga ku ka uruar të gjithë besimtarët orthodoksë për festën e Pashkëve.
Si rrallë herë ai është shfaqur në këtë ditë të shenjtë me të shoqen e tij, Aurela e cila e veshur e gjitha me të zeza, i ka dhënë një pamje më të hareshme çiftit Basha.
Basha ka uruar të gjithë besimtarët për Pashkë sa më të mbara, teksa është pritur nga kryepeshkopi Anastas Janullatos.
“Kam kënaqësinë e madhe nga Katedralia “Ngjallja e Krishtit” t’ju uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë në këtë ditë të shenjtë; për shumë vjet Gëzuar Pashkët. E ardhmja lind përmes sakrificës, e mira vjen përmes dhimbjes ndaj ju uroj të gjithë shqiptarëve dhe besimtarëve të Zotit që kjo ditë të shënojë ringritjen drejt të mirës, bashkimin për fitoren, e së drejtës mbi të keqen, e dritës mbi errësirën. Për shumë vjet gëzuar”, ka thënë kryedemokrati.