Basha: Vendimi i DASH për Llallën mesazh për politikanët

Publikuar tek: politike, më 23:17 19-02-2018 Basha: Vendimi i DASH për Llallën mesazh për politikanët

Gazetarja Anila Basha e ftuar në "Tonight Ilva Tare" thotë se vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit për të shpallur non grata Adriatik Lallën është një mesazh edhe për politikanët.

Pjesë nga intervista:

“Unë i qëndroj idesë që kjo nuk është thjesht për çështjen Llalla. Kjo është për të gjithë personazhet që nuk kanë lejuar reformën të ecë. Politika. Duke përfshirë këtu edhe kreun e mazhorancës, Rama, duke përfshirë kreun e opozitës Basha dhe pse jo edhe Presidentin. Gjithmonë i kemi bërë këto debatet nëse Lu flet në emër të vet apo Departamenti amerikan i Shtetit. Kur flet Lu, flet DASH”, u shpreh Basha.

Pyetjes nëse mendon se shpallja non-grata e Llallës është bërë për çështje korrupsioni apo bllokim të hetimeve, Basha iu përgjigj duke thënë se mendon që janë të dyja.

“Mendoj se janë të dyja. Nëse bllokon hetimet për një çështje korrupsioni, automatikisht je i korruptuar, pasi diçka ka rrjedhur aty”, u shpreh Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011496782302856
array(1) { ["section"]=> string(62) "basha-vendimi-i-dash-per-llallen-mesazh-per-politikanet-110801" }