Basha viziton banorët e pastrehë në Durrës: Vlerësimi i ndërtesave nga ekspertët të bëhet pa vonesa

Publikuar tek: aktualitet, më 20:10 05-12-2019 Basha viziton banorët e pastrehë në Durrës: Vlerësimi i ndërtesave nga ekspertët të bëhet pa vonesa Kreu i PD, Lulzim Basha me banore te Durresit te cilet ndertesat e tyre jane demtuar nga termeti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar në Durrës familje të cilat kanë mbetur të pastrehë tashmë për shkak të dëmtimeve që banesat e tyre pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë bisedimit me banorët Basha theksoi se qeverisja lokale dhe qëndrore e ka për detyrë që tu vijë në ndihmë dhe tu përgjigjet në kohë qytetarëve.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryedemokrati shkruan se ndër të tjera është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm vlerësimi i pallateve dhe shtëpive pa vonesa.

Postimi i plotë:

Në Durrës banorët kanë ditë të tëra që flenë me fëmijët në çadra ose makina sepse vlerësimi i banesave nuk ka përfunduar ende dhe ndjehen të pasigurt të kthehen në apartamente.

Ata u shprehën të shqetësuar se askush nuk është interesuar dhe se kur kanë kerkuar sqarime në bashki, nuk kanë gjetur përgjigje. Ankesa patën po kështu për mungesën e ndihmave në këto ditë të vështira për ta.

Qeverisja lokale dhe qendrore e ka për detyrë tu vijë në ndihmë dhe tu përgjigjet qytetarëve në çdo kohë, dhe tani më shumë se kurrë për shkak të traumës që kanë kaluar nga tërmeti.

Vlerësimi i pallateve dhe shtëpive është i domosdoshëm dhe duhet të kryhet pa vonesa. Për këtë arsye qeveria duhet të angazhojë pa humbur kohë inxhinierët që janë të gatshëm të kontribojnë.

Organizimi dhe autorizimi shtetëror i një kontigjenti prej 500 inxhinierësh të gatshëm të angazhohen, do të mundësonte përfundimin pa sorollatje të vlerësimit të çdo objekti të dëmtuar nga tërmeti, në mënyrë që qytetarëve tu jepet qartësi dhe siguri.

ssssssssssssssssss.jpg

bashahaha.jpg

ferdi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036662101745605
array(1) { ["section"]=> string(105) "basha-viziton-banoret-e-pastrehe-ne-durres-vleresimi-i-ndertesave-nga-ekspertet-te-behet-pa-vonesa-188545" }