Basha: Vlerësoj zotin Majko për kontributin në vite. Inatoset spikeri: Po si mundesh ta bësh këtë?!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:01 17-05-2016 Basha: Vlerësoj zotin Majko për kontributin në vite. Inatoset spikeri: Po si mundesh ta bësh këtë?!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me deputetin e Partisë Socialiste Pandeli Majko në ambientet e Hotel Rogner ku në qendër të bisedës ka qenë Asambleja e NATO-s."

Pas përfundimit të takimit, Basha tha për mediat se e vlerësonte kontributin e Majkos ndër vite. Por kjo duket se nuk u ka pëlqyer të gjithëve. Spikeri i News 24 Bledian Koka, i njohur për qendrimet e tij opozitare gati nuk arrin ta besojë atë që deklaroi Basha duke e pyetur se si mundi ta bëjë këtë.

“Po si mundesh ta besh kete?!...
Per cfare e takon lideri i opozites Pand Majkon. Cili eshte kontributi i Majkos ne keto vite politike pervec se eshte fshehur dhe eshte zvarritur pas çdo xhakete te kryetatit te rradhes se PS-se. Pse duhet ta takosh Majkon kur Ed Rama e shet si kandidatin per President lart e poshte? Me sa mend takon nje deputet te PS qe ka mbrojt me fanatizem reformat katastrofale te kesaj qeverie, po te duash ne te njejten dite kur ti i sulmoje. Fakti qe Basha takon Majkon, tregon praktikisht se ne keto 3 vite PD-ja ja ka fut kot, e Majko duke bere ushtarin me bajonete te qeverise ka pasur te drejte. Ky takim eshte nje ogur i keq, shume i keq per opoziten!... Sot sapo iku vemendja nga Shukriu, nga Klementi, nga pergjimet e nga çdo kauze opozitare qe eshte ngritur deri me sot. Bravo
p.s...Sot demokratet jane te zhgenjyer, kurse socialistet kane te gjithe arsyen e botes te japin voten publiçitare te rradhes ne 2017-en”, shkruan Koka në Facebook teksa pak më parë po raportonte "live" për takimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024353981018066
array(1) { ["section"]=> string(100) "basha-vleresoj-zotin-majko-per-kontributin-ne-vite-inatoset-spikeri-po-si-mundesh-ta-besh-kete-40697" }