Basha zbardh takimin me Varhelyi: E falenderova për mbështetjen dhe e sigurova për përpjekjet e PD në Reformën Zgjedhore

Publikuar tek: politike, më 12:16 28-05-2020 Basha zbardh takimin me Varhelyi: E falenderova për mbështetjen dhe e sigurova për përpjekjet e PD në Reformën Zgjedhore Lulzim Basha - Oliver Varhelyi

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, për të folur në lidhje me ecurinë për Reformën Zgjedhore.

Basha në një postim në rrjetet sociale është shprehur se e ka falenderuar komisionerin për mbështetjen që po i jep Shqipërisë, si dhe e ka siguruar se PD do të bëjë përpjekjet maksimale për të vazhduar me Reformën Zgjedhore.

Kreu i PD shprehet se në takim u tha se vullneti politik është vendimtar për ta përmbyllur këtë reformë dhe për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Bisedë shumë e mirë me Oliver Varhelyi. E Falenderova për mbështetjene  tij dhe theksova përpjekjet e PD për të kontribuar në Reformën Zgjedhore. U tha se vullneti politik është vendimtar për ta përmbyllur atë dhe për të siguruar zgjedhje demokratike të lira nga blerja e votave dhe ndikimi i krimit të organizuar", shkruan Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010513067245483
array(1) { ["section"]=> string(126) "basha-zbardh-takimin-me-varhelyi-e-falenderova-per-mbeshtetjen-dhe-e-sigurova-per-perpjekjet-e-pd-ne-reformen-zgjedhore-208119" }