Bashës i ikën koordinatori i rëndësishëm i partisë, nga çadra... te Lali Eri (FOTOT HAPUR)

Publikuar tek: politike, më 14:12 16-02-2018 Bashës i ikën koordinatori i rëndësishëm i partisë, nga çadra... te Lali Eri (FOTOT HAPUR)

Lulzim Basha ka humbur një anëtar kryesie të Partisë Demokratike, shkruan newsbomb.al.

Krejt papritur sot, Ardian Isufi, një nga koordinatorët kombëtarë të PD, është shfaqur krah Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës duke mbjellë pemë.

Pedagogu i Arteve kishte ambicie për të qenë pjesë e listave por mbeti jashtë zgjedhjeve të 25 qershorit dhe mesa duket kjo ka shkaktuar hatërmbetje të madhe dhe Ardian Isufi e ka braktisur përfundimisht kryedemokratin Basha, fill pasi kërkoi shkarkimin e tij pas daljes së rezultateve.

Isufi ishte një nga demokratët më të zellshëm të çadrës dhe u shfaq madje krah bashkëshortes së Lulzim Bashës, Aurelës, por me ç’duket gjërat kanë ndryshuar, raporton newsbomb.al.

Sot, koordinatori i PD, në ditën për diell, bashkë me regjisorin Kastriot Çaushi dhe dy vajzat e ekranit, Elvana Gjata e Jonida Vokshi i janë bashkuar nismës së Veliajt për të gjelbëruar Tiranën.

epap.jpg

ardi.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0057971477508545
array(1) { ["section"]=> string(91) "bashes-i-iken-koordinatori-i-rendesishem-i-partise-nga-cadra-te-lali-eri-fotot-hapur-110454" }