‘Bashës i rrezikohet siguria’ flet Gazment Bardhi: Shantazh politik nga Lleshaj

Publikuar tek: aktualitet, më 23:49 17-06-2019 ‘Bashës i rrezikohet siguria’ flet Gazment Bardhi: Shantazh politik nga Lleshaj Sekretari i Pergjithshem i PD, Gzment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, komentoi në lidhje me çështjen e sigurisë së kryedemokratit Basha, duke e quajtur  veprimin e ministrit Lleshaj si mesazh të koduar dhe si kërcënim.

Sipas Bardhit, ministri Lleshaj nuk duhet të merrte në zyrën e tij badigardin e Bashës për ta paralajmëruar për rrezikun që i kanoset këtij të fundit, por duhet ta bënte paralajmërimin në rrugë zyrtare nëpërmjet komandantit të Gardës së Republikës.

‘Badigardit të zotit Basha të cilit i ka dhënë informacion ministri Lleshaj i ka thënë: ‘Si ministër i brendshëm disponoj informacione të tërthorta dhe të besueshme se kryetarit të opozitës i rrezikohet jeta, të lutem përcilli zotit Basha që nëse ai dëshiron të shtojë masat e sigurisë të komunikojë me Gardën e Republikës’.

Këtë ja ka thënë të premten në orën 15:00 në zyrë. Ne me shumë të drejtë e konsiderojmë këtë mesazh të koduar të Ministrit të Brendshëm si një kërcënim.

Nëse komadanti i Gardës do të kishte informacion nga Ministri i Brendshëm, me ligjet në fuqi për Gardën e Republikës, kryetari i opozitës është personalitet i veçantë që gëzon mbrojtje nga Garda.

Në këtë rast jo vetëm që nuk është marrë asnjë masë nga Garda e Republikës por nuk ka njoftuar as prokurorinë. Fakti që ai ka vepruar në këtë formë nëse nuk na jep sqarime, është një shantazh’, tha sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024070978164673
array(1) { ["section"]=> string(83) "bashes-i-rrezikohet-siguria-flet-gazment-bardhi-shantazh-politik-nga-lleshaj-168640" }