Bashës nuk i del inati, reagon sërish për Valbona Sakon: Jemi kthyer në kohët e errëta, drejtësia është partia kriminale

Publikuar tek: politike, më 09:55 20-07-2019 Bashës nuk i del inati, reagon sërish për Valbona Sakon: Jemi kthyer në kohët e errëta, drejtësia është partia kriminale

Kreu i opozitës ka hedhur akuza të rënda drejt organeve të drejtësisë këtë mëngjes.

Duke marrë shkas nga vendimi i djeshëm i gjykatës së Durrësit, e cila i miratoi mandatin kandidates së PS-së Valbona Sakos, Basha ka reaguar me tone të ashpra.

Në një postim në Facebook, kreu i demokratëve pretendon se jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale.

Reagimi i plotë:

Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit. Bashkëpunëtori i bandës kriminale të Avdylajve, liruesi nga burgu i Lul Berishës dhe pastruesi i parave të krimit në Durrës, duhet të ishte në burg, por ai është padroni i atyre që që duhet ta dërgonin në burg.

Drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatës kriminale të rilindjes. Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale.

Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg. Me këtë drejtësi, prangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe krimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë. Çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në qeveri është domosdoshmëri për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin e vendit.

fcjbj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071818828582764
array(1) { ["section"]=> string(124) "bashes-nuk-i-del-inati-reagon-serish-per-valbona-sakon-jemi-kthyer-ne-kohet-e-erreta-drejtesia-eshte-partia-kriminale-172757" }