Bashkë me taksat rriten dhe çmimet, infacioni 1.2% më i lartë

Publikuar tek: ekonomi, më 13:20 08-07-2016 Bashkë me taksat rriten dhe çmimet, infacioni 1.2% më i lartë

Niveli i çmimeve është rritur sërish në qershor  pas rënies që pati në fillim të vitit. Përveç veshjeve dhe komunikimit të gjitha grupet e tjera të mallrave kanë shënuar rritje vjetore duke reflektuar kështu rritjen e taksave dhe kostove për industri të veçanta.

Rritja e taksave bashkiake në Tiranë dhe rritja e kostove të biznesit në tërësi, sidomos nga mbifaturimi i energjisë elektrike me tre lekë, duket se  është transferuar në çmime

Sipas INSTAT rritja vjetore në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,97 %.

Gjithashtu  një rritje të lehtë të çmimeve kanë patur  grupet: “Shërbim Arsimor”, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Argëtim dhe kulturë”, “Hotele, kafene e restorante”, “Transporti”.

Ndërsa rritjen më të madhe të çmimeve, krahasuar me muajin qershor 2015, e kanë patur këto grupe: “Shërbimi arsimor” me 4,8 % pasuar nga grupi, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %, grupi “Argëtim e kulturë” me 1,6 %, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 16,3 %, pasuar nga nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet“ me 7,1 %, nëngrupi “qumësht, djath e vezë” me 2,7 %, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 2,1 %. Çmimet e nëngrupeve “bukë e drithëra” dhe “mish” u ulën me nga 1,0 %.

Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me 3,6 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 1,5 %, grupi “komunikimi” me 1,0 %.

Krahasuar me muajin Maj 2016, ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije alkoolike” me 1,9 %. Brenda grupit të ushqimeve ulja më e madhe e çmimeve vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet” me 8,9 %.

 

INFLACIONI.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021098136901855
array(1) { ["section"]=> string(65) "bashke-me-taksat-rriten-dhe-cmimet-infacioni-1-2-me-i-larte-45941" }