Bashkëfshatarët nga Devolli përcjellin Dritëroin e madh: Një gotë raki dhe një dëshirë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:53 04-02-2017 Bashkëfshatarët nga Devolli përcjellin Dritëroin e madh: Një gotë raki dhe një dëshirë

Miq dhe banorë të fshatit Menkulas të Devollit kanë mbërritur sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën njeriut më të madh që fshati i tyre dhe i gjithë Devolli ka nxjerrë ndonjëherë, Dritëro Agollit.

Gazetari Ilir Kadia ka publikuar foton me bashkëfshatarët e Agollit, duke shprehur dëshirën që shkrimtari i madh të nderohet brez pas brezi.

“Në ditën e përcjelljes së Dritëroit, ne bashkëfshatarët e tij me një gotë raki në dorë me dëshirën: "Rrofshim, kujtofshim e nderofshim brez pas brezi Dritëroin tonë", shkruan Kadia.

Dritëro Agolli u nda dje nga jeta në moshën 85 vjeçare, ndërsa homazhet për të do të zhvillohen nesër nga ora 10:30 deri në 13:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11333703994751
array(1) { ["section"]=> string(91) "bashkefshataret-nga-devolli-percjellin-driteroin-e-madh-nje-gote-raki-dhe-nje-deshire-67732" }