Bashkëkombasi e godet me thikë, vdes tragjikisht 18 vjeçari shqiptar në Itali

Publikuar tek: aktualitet, më 10:28 23-07-2019 Bashkëkombasi e godet me thikë, vdes tragjikisht 18 vjeçari shqiptar në Itali

Një 18 vjeçar shqiptar ka humbur jetë tragjikisht në Itali pasi është goditur me thikë në kraharor nga një bashkëkombas i tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e San Domenico, në një qendër pritjeje ku 18-vjeçari u godit nga një 17-vjeçar, po shqiptar.

Si pasojë e plagëve të renda, 18 vjeçari ka ndërruar jetë ne spital.

Edhe djali që e goditi atë, u dërgua në spital për dëmtimet e pësuara gjatë përleshjes.

Sipas mediave italiane, i mituri ka marrë një plagë të lehtë në shpatull të shkaktuar nga viktima në një përpjekje  për të mbrojtur veten.

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01658296585083
array(1) { ["section"]=> string(83) "bashkekombasi-e-godet-me-thike-vdes-tragjikisht-18-vjecari-shqiptar-ne-itali-173065" }