"Bashkëpunimi i Tahirit me Habilajt", zbardhet DOKUMENTI I RI që dorëzoi sot PD te Krimet e Rënda

Publikuar tek: politike, më 13:48 15-01-2018

Ditën e sotme deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj depozitoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një tjetër dokument, sipas tij që fakton bashkëpunimin e vazhdueshëm të ish-ministrit Saimir Tahiri me një anëtar të bandës së Habilajve, konkretisht me Artan Habilajn.

Sipas këtij dokumenti, bashkëpunimi i tyre ka vijuar edhe pas 2014-ës, me qëllim përdorimin e makinës tip Audi të ish-ministrit për trafikimin e drogës brenda dhe jashtë vendit.

DOKUMENTI I ZBARDHUR NË 6 PIKA SIPAS PD
Pikat kryesore te deklarates se deputetit Alibeaj pasi dorezoi ne Prokurorine e Krimeve te Renda kopjen origjinale te polices nderkombetare te sigurimit per Audin AA 003 GB, qe fakton se Tahiri dhe Habilaj jane bashkeperdorues te makines.

1. Polica nderkombetare e sigurimit fakton lidhjen mes Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt ne bashkeperdorimin e Audit AA 003 GB.

2. Polica qe PD dorezoi ne Prokurorine e Krimeve te Renda fakton se Audi perdorej ne te njejten kohe edhe nga trafikantet e droges edhe nga Ministri i Brendshem. Kjo do te thote se te dy ishin pergjegjes per makinen dhe perfitues prej saj, se Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj kishin me njeri tjetrin marredhenie besimi.

3. Polica eshte e periudhes prill 2015-prill 2016, qe perfshin kohen e denoncimit te Dritan Zaganit ne shtator 2015 dhe denoncimet e PD se makina e Tahirit po perdorej si imunitet per trafikantet nderkombetare te droges.

4. Polica fakton se Saimir Tahiri ka genjyer, kur ka mohuar lidhjen me Habilajt. Prandaj, Edi Rama eshte ne ankth dhe po ben cdo gje per te penguar hetimin e plote te Saimir Tahirit.

5. Deshmia ne prokurori e shoferit te Tahirit se Saimir Tahiri eshte takuar me Artan Habilajn ne Greqi eshte fakt shtese se Saimir Tahiri ka genjyer. Keto jane prova se ai eshte pjese e trafikut nderkombetar te droges.

6. PD inkurajon Prokurorine e Krimeve te Renda te shqyrtoje dokumentin me perparesi dhe te sjelle ne Kuvend kerkesen per arrestimin e Saimor Tahirit, i kapur ne flagrance si bashkeperdorues i makines se droges me banden e Habiljave.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099740028381348
array(1) { ["section"]=> string(101) "bashkepunimi-i-tahirit-me-habilajt-zbardhet-dokumenti-i-ri-qe-dorezoi-sot-pd-te-krimet-e-renda-106610" }