Bashkëpunimi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë rezulton një sukses, 'Zona e pritjes' emocionon publikun në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Publikuar tek: kulture-art, më 17:24 24-10-2019 Bashkëpunimi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë rezulton një sukses, 'Zona e pritjes' emocionon publikun në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar nata e tretë e Festivalit të teatrove, në Ferizaj.

Në skenë është vendosur shfaqja “Zona e pritjes” e shkruar nga kroatja Marina Vujçiç dhe me regji të Fatos Berishës. Skenografinë e kishte përzgjedhur vetë regjisori, ndrësa kostumografinë e kishte punuar Desantila Lika.

Personazhet Vera, Bero, Izabela,Vedran, Tonka, Zvone, Lara,Sestra, Klošar i luajtën me një anagzhim dhe përkushtim profesional aktorët e trupët shkodrane Rita Gjeka, Nikolin Ferketa Linda Jarani, Jozef Shiroka, Nensi Bakalli,Kristi Lleshi, Simon Shkreli, Merita Smaja dhe Oliver Ymeri.

Theksojmë që ky bashkëshpunim mes tre vendeve rezultoi tepër i suksesshëm, pasi u prit me duartrokitje dhe emocion nga publiku.

“Zona e pritjes” ishte gracka ku satira zihej në dhembjen njerëzore, humori sa donte të shpërthente fashitej në ofshamat e fateve tragjike, komedia e zezë hidhte shtat, derisa ndonjë aforizëm filozofiko-letrar nuk shpërbente si terapi për personazhet, kurse për publikun si një shpërthim emocional. Një shfaqje e shtrirë në një vijë horizontale, rrallë ka ngjarë të jetë aq komunikuese , të krijon tensionin e brendshëm skenik, pa shumë lojë skenike, por vertëm me përshkallëzimin psikologjik që regjisori ka arritë ta kultivojë tek aktorët. Para se ata të hynin në kontrollë tek mjeku dhe të merrnin diagnozat apo terapinë, ata sikur e diagnostifikonin dhembjen e njëri- tjetrit dhe në këtë komunikim, shfaqja fitonte rrjedhën e saj mes batutave të rastit, gjuhës cinike, shpesh edhe mohuese dhe nervoze deri në fyerje.

73390793_985671675118649_789536420615159808_o (1).jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023952007293701
array(1) { ["section"]=> string(145) "bashkepunimi-mes-shqiperise-kosoves-dhe-kroacise-rezulton-nje-sukses-zona-e-pritjes-emocionon-publikun-ne-festivalin-e-teatrove-ne-ferizaj-183351" }