“Bashkëpunon me grupe terroriste”, Turqia bllokon Wikipedia-n

Publikuar tek: bota, më 06:21 04-05-2017 “Bashkëpunon me grupe terroriste”, Turqia bllokon Wikipedia-n

Kreu i agjencisë së komunikimeve në Turqi tha se Ankarja nuk do të lejojë përdorimin e enciklopedisë online Wikipedia, derisa ajo t'i largojë informacionet që qeveria turke i konsideron të rreme.

Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në Turqi ka bllokuar ueb-faqen që më 29 prill.

"Është e pamundur të lejohet qasja në Wikipedia derisa të respektohen vendimet gjyqësore", tha kreu i Autoritetit të Teknologjive të Informaconit, Omer Fatih. Media shtetërore tha se ndalesa është vënë pasi Ëikipedia nuk ka larguar përmbajtjen që e akuzon Turqinë për bashkëpunim me grupet terroriste.

Nga ana tjetër, fondacioni Wikipedia e ka apeluar vendimin e gjykatës në Ankara.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedi në Universitetin amerikan, 2 të vdekur
Macron përballë Le Pen, kush e fitoi debatin mes dy kandidatëve për presidencën franceze »
Article Logic
Execution time: 0.01106595993042
array(1) { ["section"]=> string(64) "bashkepunon-me-grupe-terroriste-turqia-bllokon-wikipedia-n-77397" }