Bashkëpunonte me kultivuesit e drogës dhe dekonspironte operacionet, arrestohet ish-efektivi i FNSH-së (EMRI)

Publikuar tek: barometri, më 07:29 06-11-2019 Bashkëpunonte me kultivuesit e drogës dhe dekonspironte operacionet, arrestohet ish-efektivi i FNSH-së (EMRI) Ish-punonjësi i FNSH-së Ardian Loçi

Vihet në pranga ish-punonjësi i FNSH-së Ardian Loçi, i cili ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, më datë 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, sipas Prokurorisë dyshohet se dekonspironte aksionet policore.

Në shkurt të 2017-ës ai u ndalua së bashku me 18 persona të tjerë, mes të cilëve edhe zyrtarë, pasi bashkëpunonin me kultivuesit e drogës dhe dekonspironin operacionet e policisë.

Asokohe ish-efektivi kërkoi lirimin me pretendimet se ka sëmurë gruan dhe vajzën e madhe, ndërsa tha se gjendja e tij ekonomike është e rëndë dhe është i vetmi që siguron të ardhurat për familjen. 

Shkodër/ Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim, shtetasit Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018630027770996
array(1) { ["section"]=> string(113) "bashkepunonte-me-kultivuesit-e-droges-dhe-dekonspironte-operacionet-arrestohet-ish-efektivi-i-fnsh-se-emri-184855" }