Bashkëshorti i gruas që do “kolonizojë” Marsin përlotet që nuk do e shohë më kurrë

Publikuar tek: bota, më 16:36 03-08-2015 Bashkëshorti i gruas që do “kolonizojë” Marsin përlotet që nuk do e shohë më kurrë

Jason Stanford është bashkëshorti i “mamasë astronaute” njëra prej të përzgjedhurave për misionin Mars One, që ka për qëllim të dërgojë njerëz në planetin e kuq për të nisur kolonizimin.

Ai thotë se shpesh përlotet kur mendon se nuk do ta shohë më “gjysmën e tij më të mirë”, nënën e dy fëmijëve, Sonia Van Meter. Por pastaj tregon se skur bëhet fjalë për një mision historik, gjithçka merr tjetër kuptim.

“Kjo gjë ishte më e madhe se unë”, thotë ai, “dhe ngre pyetje më madhore se nëse mua do të më marrë malli për të dhe nëse do të mbaj mend se ku i fshehte ajo pasaportat”.

as.jpg

“Nëse rezulton një mision i suksesshëm - të themelosh një koloni të qëndrueshme në Mars, do të ndryshonte historinë përgjithmonë duke i zgjeruar kufijtë tanë përtej planetit”, thotë ai.

Ai tregon gjithashtu se Sonia është sulmuar për vendimin që ka marë, çka do të thotë të braktisë familjen e saj. Por asi shpreson te projekti Mars One dhe thotë se bashkëshortja e tij me pjesën tjetër të ekuipazhit so të nisen me një plan dhe “do të shkojnë aty për të mbijetuar e jo për të vdekur”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01288890838623
array(1) { ["section"]=> string(86) "bashkeshorti-i-gruas-qe-do-kolonizoje-marsin-perlotet-qe-nuk-do-e-shohe-me-kurre-17635" }