Mirvjen Hyseni është biznesmeni i cili u vra gjatë një atentati disa javë më parë në qytetin e Vlorës.
Në këtë ngjarje të vrarë mbetën Mirvjen Hyseni pronar i një televizioni lokal dhe Roland Saliu drejtor i OSHEE-së në Vlorë. Shënjestër e këtij atentati ishte pikërisht Hyseni dhe dyshohet se ka të bëjë me një ngjarje që lidhet me të kaluarën.
Bashkëshortja e Hysenit i ka dedikuar fjalë prekëse ish-bashkëshortit të ndjerë ku shprehet se ndihet e mbrojtur nga shpirti i tij në qiell.
Elisabeta Koromani (bashkëshortja dhe gazetare):
Më shohin e mendojnë së jam e thyeshme prej kristali si rrëzëllima e shamis që kam të lëshuar mbi supe… unë jam aq e fortë, e kam zemrën të shtrënguar me një ëngjëll, mua ma mbron shpirtin qielli.
Ti ma bërë me hile, por unë të kam falur…
Me ikjen tënde, unë do behem me e forte,do t’u tregoj të tjerëve se ti mungon vetëm fizikisht, se une jam femra me krenare qe kam pasur nje bashkeshort si ty,qe jam nena e femijes tend.
Nuk më ke lënë vetëm vlerat e tua… më drejtove diku ashtu si di të bësh vetëm ti ….
E di si them shpesh?! Mua zoti më ka dashur shumë, po po, më ka dhënë pesha të rënda në jetë sepse ai e di që unë jam e fortë dhe do t’i mbaj, e në rrugë do mësoj të kthej dhimbjen në forcë, e lotët të m’i vjedh vetëm prej gëzimit!
Ti je gjithë vendimet që marr në jetë! Ti je gjithë suksesi im, je rrahja e shpeshtë e zemrës time…
Une vertet nuk do jem me me nje grua ne jete po do jem nena e vajzes te mrekullueshme qe zoti na dhuroi.
Drejtesia jote do shkoj ne vend dhe nje dote njerxit do tregojne historine tone
Ishte njeher ne Vlore Eli&Veni..!
Të ndjej këtu, në krahun tim… jam e bindur që ti je këtu me mua!