Bashkëshortja e diplomatit amerikan përplas për vdekje adoleshentin, prindërit thirrje Trump

Publikuar tek: bota, më 19:14 07-10-2019 Bashkëshortja e diplomatit amerikan përplas për vdekje adoleshentin, prindërit thirrje Trump

Prindërit e adoleshentit britanik, Harry Dunn, i cili humbi jetën kur bashkshortja e një diplomati amerikan goditi me makinë motoçikletën e tij, i kanë bërë thirrje Presidentit amerikan Donald Trump për ndihmë, pasi bashkëshortja e diplomitit amerikan u largua nga Britania duke përdorur imunitetin diplomatik.

Tim Dunn dhe Charlotte Charles kanë bërë një thirrje emocionale që bashkshortja e diplomatit amerikan të kthehet në Britani.

“Duhet të bëjmë diçka për të marrë të drejtën, për të mësuar të vërtetën mbi atë që ka ndodhur. Ne kemi nevojë të ecim përpara sepse tani kemi ngecur në këtë moment”, thotë Tim Dunn, babai i adoleshentit të vrarë në aksident.

“Është thjesht e pandershme të largohesh nga vendi dhe të kthehesh në fshehtësi në vendin tënd pas një aksidenti të tillë. Ju e dini se ky është një rast i thjeshtë dhe i qartë. Ajo ishte në anën e gabuar të rrugës. Ajo e kishte pranuar para një dëshmitari atë natë dhe para policisë të nesërmen se ishte në anën e gabuar të rrugës dhe kishte thënë se nuk kishte për qëllim të largohej nga vendi. Ata kishin ardhur këtu për një mandat tre vjeçar, kështu që nuk kishte asnjë arsye që autoritetet mos ta besonin. Ne shpresonim që nuk kishim asnjë arsye për t’i mos besuar asaj. Prandaj, kur mësuam pas funeralit të Harry-it se ajo ishte larguar, ne e dinim se na priste një luftë e vështirë”, thotë Charlotte Charles, nëna e adoleshentit të vrarë në aksident.

Policia britanike tha se më 27 gusht, bashkshortja e diplomatit amerikan ishte duke ngarë makinën e saj Volvo në një rrugë afër bazës së forcave ajrore Croughton në Northhamptonshire kur goditi motoçiketën që po ngiste Harry. Nuk është e qartë nëse ajo u plagos në aksident.

Policia britanike tha se për ta bërë të mundur intervistimin e të dyshuarës, asaj duhet t’i hiqej imuniteti diplomatik, por ambasada amerikane nuk pranoi t’ia hiqte imunitetin diplomatik dhe bashkëshortja e diplomatit u largua nga Britania.

Departamenti i Shtetit ka refuzuar të identifikojë të dyshuarën, duke e quajtur atë vetëm bashkshortja 42-vjeçare e një diplomati amerikan.

Departamenti i Shtetit tha se i ka dërguar ngushëllimet e tij familjes së Harry Dunn-it. Zyrtarët thanë se çdo pyetje në lidhje me imunitetin merr “vëmendje të kujdesshme” në nivelet më të larta, duke shtuar se dorëzimi i imunitetit ndodh rrallë.

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab thotë se ai ka folur me ambasadorin amerikan dhe i ka kërkuar ambasadës të rishqyrtojë refuzimin e saj për t’i hequr imunitetin bashkshortes së diplomatit amerikan./voa

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013526201248169
array(1) { ["section"]=> string(98) "bashkeshortja-e-diplomatit-amerikan-perplas-per-vdekje-adoleshentin-prinderit-thirrje-trump-181166" }