Sinan Hoxha dhe Andrra Destani u përfolën shumë për dasmën e tyre madhështore.
Andrra Destani la Gjermaninë për të jetuar në vendin e bashkëshortit. Tashmë është Sinani ai që zbulon lajmin se Andrra do të jetë një sipërmarrëse në vendin tonë.
Mesa duket bëhet fjalë për një markë veshjesh e cila do të mbajë emrin e saj. Këngëtari e ka postuar këtë të fundit në faqen e tij në Instagram duke shkruar fjalët “vjen së shpejti."
Tashmë Andrra Destani nuk do të njihet më, vetëm si “gruaja e Sinanit’ por edhe si një grua në karrierë.