Bashkëshortja mbron doktoraturën, ish-ministri: Jam krenar, gëzimi më i madh i takon asaj

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:19 09-07-2019 Bashkëshortja mbron doktoraturën, ish-ministri: Jam krenar, gëzimi më i madh i takon asaj

Dita e sotme për ish-ministrin e Bujqësisë në Kosovë, Memli Krasniqi është shumë e veçantë, pasi bashkëshortja e tij Meliza ka mbrojtur temën e doktoraturës.

Këtë gëzim, Krasniqi e ka ndarë me të gjithë miqtë në ‘Facebook’, duke u shprehur krenar për bashkëshorten.

Krasniqi ka theksuar se tema e zgjedhur nga Meliza për veprat letrare të Musine Kokalarit është bërë pjesë e jetës së tij.

‘Pas tre vjet e gjysme pune intensive dhe perkushtimi serioz, sot Meliza mbrojti me sukses temen e doktoratures ne Universitetin e Evropes Juglindore. Gezimi me i madh i takon asaj, pa dyshim, por edhe neve ne familje qe jemi krenar per kete te arritur te saj. Musine Kokalari eshte bere pjese edhe e jetes sone e permes studimit te Melizes shpresoj edhe shume te tjere do te mesojne per kete grua te jashtezakonshme te kombit tone’, shkruan Krasniqi.

Kujtojmë që Meliza Krasniqi është diplomuar në letërsi pranë Universitetit të Prishtinës, gjithashtu punon pedagoge në këtë universitet.

Krahas karrierës ajo dhe ish-ministri kanë edhe tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

66434917_10156340631588244_1693987388474261504_n.jpg

66418413_10156340627298244_7961238649306087424_n.jpg

66294927_1325552260916527_8735324234311532544_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037207126617432
array(1) { ["section"]=> string(93) "bashkeshortja-mbron-doktoraturen-ish-ministri-jam-krenar-gezimi-me-i-madh-i-takon-asaj-171667" }