“Bashkëshortja nën hetim për PASTRIM PARASH?”, Bollino i përgjigjet Metës: Sulm shpifjesh për familjen time, je BETUAR që do respektosh…

Publikuar tek: politike, më 11:59 25-10-2020 “Bashkëshortja nën hetim për PASTRIM PARASH?”, Bollino i përgjigjet Metës: Sulm shpifjesh për familjen time, je BETUAR që do respektosh… Carlo Bollino / Ilir Meta / Tedi Blushi

“Lufta” e presidentit Ilir Meta që nisi me replika të forta me kryeministrin Edi Rama, tashmë është hapur në fronte të reja, pjesë e sulmeve dhe akuzave është bërë edhe botuesi Carlo Bollino, i konsideruar nga Presidenca si pranë qeverisë, dhe jo vetëm.

Shkak për këtë janë bërë disa artikuj që publikuara te “Shqiptarja” që e akuzojnë Metën për shkelje të rënda me dhënien e disa qindra nënshtetësive. Nga ana tjetër, Presidenca nuk ka ndaluar, duke iu përgjigjur madje tepër ashpër.

Ndërsa dje, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi i drejtoi disa pyetje të forta Bollinos, ky i fundit i ka kthyer përgjigje këtë mëngjes.

“A është bashkëshortja juaj A.M, ortake në “FFM Group”, një shoqëri e krijuar më 2011 me ortake edhe E.D si dhe një kompani italiane e quajtur “Superba S.R.L” me seli në Napoli?

A ka qenë kjo e fundit nën hetim nga Prokuroria shqiptare për pastrim parash në zonat offshore?”, shkruan Tedi Blushi në reagimin e tij drejtuar Bollinos, ku A.M duket se është gazetarja dhe bashkëshortja e Bollinos, Alba Malltezi.

Por Bollino, përmes një shkrimi të publikuar në median e tij, i përgjigjet, jo për pyetjet po duke e akuzuar Metën se po sulmon familjen e tij me shpifje, si dhe gazetarët investigativë.

“Vetëm në Shqipëri ndodh që politikanët e korruptuar bëjnë pyetje provokuese dhe akuzojne gazetarët. Në gjithë botën perëndimore ndodh e kundërta”, shkruan Bollino.

Ai më tej thotë se: “Duke sulmuar gazetarët Meta tradhëton rolin e tij, mandatin e tij dhe vetë Kushtetutën të cilën është betuar se do ta respektojë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ramës nuk i dalin nga mendja inceneratorët, publikon videon ku përpunohen mbetjet
Jozefina TOPALLI bëhet pjesë e NISMËS së re POLITIKE! A do t’i bashkohet dhe Rudina HAJDARI? Ja çfarë dihet deri tani »
Article Logic
Execution time: 0.0069429874420166
array(1) { ["section"]=> string(136) "bashkeshortja-nen-hetim-per-pastrim-parash-bollino-i-pergjigjet-metes-sulm-shpifjesh-per-familjen-time-je-betuar-qe-do-respektosh-225070" }