Bashkëveprimet ushtarake, Rusia nis bisedimet me NATO-n për sigurinë ndërkombëtare

Publikuar tek: bota, më 18:38 27-04-2019 Bashkëveprimet ushtarake, Rusia nis bisedimet me NATO-n për sigurinë ndërkombëtare Gjenerali rus,Valery Gerasimov dhe komandanti i NATO-s, Curtis Scaparrotti

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë në një deklaratë për mediat, tha sot se shefi i Forcave të Armatosura ruse, gjenerali Valery Gerasimov, ka patur një bisedë telefonike me Komandantin Suprem të forcave të NATO-s në Evropë, Curtis Scaparrotti.

Në deklaratën e ministrisë së Brendshme ruse, tregohet se shefi i Forcave të Armatosura ruse, Gerasimov dhe gjenerali i NATO-s, Scaparrotti kanë biseduar për ‘çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare’, transmeton REL.

Në njoftimin e ministrisë ruse po ashtu u tha se Gerasimov dhe Scaparrotti kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre, mbi gjendjen aktuale të bashkëveprimit ushtarak Rusi-NATO.

Komandanti Suprem i forcave të NATO-s në Europë, Curtis Scaparrotti, pritet t’ia dorëzojë detyrën e komandantit, gjeneralit të forcave ajrore amerikane, Tod Wolters, i cili aktualisht është komandant i Forcave Ajrore të NATO-s.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090157985687256
array(1) { ["section"]=> string(88) "bashkeveprimet-ushtarake-rusia-nis-bisedimet-me-nato-n-per-sigurine-nderkombetare-162099" }