Bashkia e Korçës s'do t'ja dijë për COVID, organizon KARNAVALET dhe mbledh qindra njerëz në shesh. Maskat mbrojtëse zëvendësohen nga ato shumëngjyrëshe, distancimi social nuk ekziston (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:24 05-07-2020 Bashkia e Korçës s'do t'ja dijë për COVID, organizon KARNAVALET dhe mbledh qindra njerëz në shesh. Maskat mbrojtëse zëvendësohen nga ato shumëngjyrëshe, distancimi social nuk ekziston (FOTO) Foto nga Karnavalet ne Korce

Në kohë kur shifra e të infektuarve me COVID-19 por rritet nga dita në ditë dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve duhet të jetë sa më i madh për të ruajtur rregullat e distancimit social, Bashkia e Korçës vendos të organizojë festën e Karnavaleve, duke mbledhur qindra njerëz.

Sheshi i Pazarit të Vjetër në Korçë ishte i mbushur plot me qytetarë të cilët ishin mbledhur për të shijuar aktivitetin e organizuar nga bashkia, por vihet re se nuk është ruajtur asnjë rregull i distancimit social.

Edhe të rinjtë që performuan para qytetarëve nuk përdornin maskë mbrojtëse, por i kishin zëvendësuar ato me maska shumëngjyrëshe zbukurimi, të cilat nuk kanë asnjë efekt mbrojtës ndaj virusit që po merr jetë çdo ditë.

Qytetarët që rrinin ngjitur me njëri tjetrin rreziojnë shumë, pasi mes tyre kishte edhe fëmijë, ndërsa kjo festë e organizuar në një kohë kur distancimi social duhet të jetë parësor është e pakuptimtë, sidomos këto ditë kur numri i të infektuarve i ka kaluar pritshmëritë.

Vetë zyratrët e shtetit apo bashkive japin këshilla se si të ruajmë distancën apo të vendosim maskën, por kur vjen puna për t'i zbatuar, janë të parët që i shkelin me të dyja këmbët rregullat që vendosin vetë.

Ne shpresojmë që mes qytetarëve që morën pjesë në Karnavalet e Korçës të mos jetë asnjë i infektuar, përndryshe situata do të ishte alarmante, ndërsa ata që e organizuan këtë festë pa menduar për rreguulat që duhen respektuar duhet ta mendojnë mirë herë tjetër, pasi shëndeti i njerëzve vjen para çdo feste të mundshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098187923431396
array(1) { ["section"]=> string(192) "bashkia-e-korces-s-do-t-ja-dije-per-covid-organizon-karnavalet-dhe-mbledh-qindra-njerez-ne-shesh-maskat-mbrojtese-zevendesohen-nga-ato-shumengjyreshe-distancimi-social-nuk-ekziston-foto-212891" }