Bashkia e Shkodrës nxjerr në ankand 'Klubin e Futbollit Vllaznia', ja çmimi fillestar

Publikuar tek: sport, më 21:03 27-11-2020 Bashkia e Shkodrës nxjerr në ankand 'Klubin e Futbollit Vllaznia', ja çmimi fillestar Vllaznia

Pas shumë tentativash dhe takimesh, Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka vendosur të nxjerrë në ankand aksionet e klubit të futbollit Vllaznia.  

Me 39 pro, Këshilli Bashkiak ka kërkuar shitjen e aksioneve të skuadrës kuqeblu. Për shitjen e aksioneve të klubit, Bashkia do të kërkojë rreth 600 milionë lekë.

Në këto kushte, klubi verior po shkon drejt privatizimit. Kjo është diçka që ka kohë që synohet, por ”tymi i bardhë” erdhi vetëm sot. 

Të shumtë janë ata që kërkojnë aksionet e Vllaznisë, por më i avantazhuar duket të jetë Alban Xhaferri.

Ky i fundit ka në pronësi 25% të aksioneve të ekipit të futbollit, për të cilët pak muaj për parë pagoi plot 150 milionë lekë të vjetra.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Kur vdiq Maradona ia fikëm televizorin’, kush është personi i vetëm në Argjentinë që s’e di për ikjen e legjendës
»
Article Logic
Execution time: 0.012359857559204
array(1) { ["section"]=> string(89) "bashkia-e-shkodres-nxjerr-ne-ankand-klubin-e-futbollit-vllaznia-ja-cmimi-fillestar-229374" }