Bashkia e Tiranës aksion për bllokimin e pikave të karburantit pa licencë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:07 09-08-2017 Bashkia e Tiranës aksion për bllokimin e pikave të karburantit pa licencë

Në zbatim të vendimit nr. 970, datë 2.12.2015 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”, i ndryshuar, Bashkia Tiranë njofton se do të nisë aksionin për bllokimin e të gjitha pikave të karburantit që ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licencën përkatëse dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Në ditët në vijim, strukturat e Bashkisë së Tiranës do të marrin masa konkrete, sipas hapave ligjore që parashikon VKM nr. 970, kundrejt të gjitha subjekteve që kryejnë veprimtarinë e tyre pa u pajisur me licencat përkatëse për ushtrimin e aktivitetit në fushën e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm, të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë.

Aktualisht në qytetin e Tiranës e ushtrojnë këtë aktivitet 173 subjekte, nga të cilët vetëm 3 prej tyre kane aplikuar për t’u pajisur me licencë dhe dokumentacioni i tyre ka rezultuar i paplotë. Në kushtet kur këto subjekte nuk pajisen me licencën përkatëse, ose kur ushtrimin e aktivitetit të tyre e kryejnë në rrugë kryesore urbane, duke formuar xhepa për makinat, në kundërshtim me ligjin dhe pa lejet përkatëse, do të jenë objekt i bllokimit të menjëhershëm nga ana e Bashkisë së  Tiranës.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje subjekteve në fushën e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë, që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të mos bëhen burim aksidentesh, duke ushtruar aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.

Institucionet e Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim edhe me organet e tjera shtetërore do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të bllokojnë të gjithë këto aktivitete tregtare, deri në pajisjen e tyre me dokumentacionin përkatës dhe shlyerjen e detyrimeve të taksave të parashikuara nga aktet ligjore e nënligjore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11192202568054
array(1) { ["section"]=> string(79) "bashkia-e-tiranes-aksion-per-bllokimin-e-pikave-te-karburantit-pa-licence-88627" }