Bashkia e Tiranës detyron ‘të fortin’ e lagjes të vendosë vetë tabelën rrugore që kishte shkulur (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:01 27-01-2021 Bashkia e Tiranës detyron ‘të fortin’ e lagjes të vendosë vetë tabelën rrugore që kishte shkulur (FOTO)

Banorët e rrugës “Gjin Gjergji” në Selitë janë ankuar dje lidhur me një konflikt që vijonte prej ditësh me një nga bizneset e zonës.

 

Një pjesë e rrugës ka një kthesë problematike, ku fushëpamja është e kufizuar. Në këtë segment në mënyrë të përsëritur, banorët e zonës dhe veçanërisht fëmijët janë rrezikuar disa herë të aksidentohen.

Kësisoj Bashkia e Tiranës vendosi disa ditë më parë që në këtë rrugicë, të ndalohej kategorikisht parkimi. Por tabela e vendosur për ndalimin e parkimit u hoq nga personi që ka biznesin ngjitur me tabelën.  

Protestës së banorëve, ‘i forti’ i rrugicës iu përgjigj me “sa të jem unë këtu, nuk vihet tabelë bashkie”. Pas ankesës së një grupi banorësh, media Dita kontaktoi me sektorin e Sinjalistikës.

Një ekip i Bashkisë shkoi për të konstatuar ankesën e banorëve në vend dhe kontrolloi kamerat e zonës. Ekipi plotësoi dokumentacionin përkatës pasi konstatoi shkeljen. Drejtoria e Sinjalistikës tha se ndaj shkelësit do bëjë sot padi zyrtare.

Por ajo që bëri përshtypje është se tabelën e rivendosi vetë me duart e tij ai që e kishte shkulur.

142934021_1709303805896755_5828832427247599854_n.jpg

143747493_468234380839571_1567294155095547017_n.jpg

143192465_2927112927523978_5350219924324351019_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga jugu në veri, bora zbardh Shqipërinë, por mbyll rrugët dhe izolon qytetarët: Jemi të bllokuar prej ditësh
'Asnjë rast me mutacionin anglez', Silva Bino zbulon marrëveshjen me shtetin ku dërgohen mostrat për ekzaminim »
Article Logic
Execution time: 0.011213064193726
array(1) { ["section"]=> string(106) "bashkia-e-tiranes-detyron-te-fortin-e-lagjes-te-vendose-vete-tabelen-rrugore-qe-kishte-shkulur-foto-236644" }