Bashkia e Tiranës hap tender 60 milionë lekë për projektin e Teatrit të ri Kombëtar

Publikuar tek: kulture-art, më 21:25 03-07-2020 Bashkia e Tiranës hap tender 60 milionë lekë për projektin e Teatrit të ri Kombëtar Projekti i Teatrit të ri Kombëtar

Bashkia e Tiranës ka hequr dorë nga projekti i hartuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels dhe ka hapur tender me vlerë 60,317,899 lekë nga Buxheti i Shtetit për projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

 

Fituesi i tenderit do të shpallet me 14 korrik. Burimi i financimit është nga buxheti i Bashkisë Tiranë, e cila ka përcaktuar 7 ditë kohë për dorëzimin e ofertave nga palët e interesuara..

Pas realizimit të projektit, Bashkia do marrë 30 milionë euro borxh, me garant qeverinë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj 2020, pas miratimit të vendimit numër 50, datë 14 maj 2020 të Këshillit Bashkiak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099749565124512
array(1) { ["section"]=> string(90) "bashkia-e-tiranes-hap-tender-60-milione-leke-per-projektin-e-teatrit-te-ri-kombetar-212744" }