Bashkia e Tiranës jep njoftim të rëndësishëm për shpërndarjen e aboneve

Publikuar tek: aktualitet, më 12:59 27-05-2017 Bashkia e Tiranës jep njoftim të rëndësishëm për shpërndarjen e aboneve

Lidhur me shpërndarjen e kartelave të pajtimit (abone) për muajin qershor 2017, Bashkia e Tiranës dëshiron të njoftojë qytetarët e saj, përdorues të shërbimit të transportit publik qytetës, si më poshtë:

Me qëllim shmangien e informalitetit, keqmenaxhimit të shpërndarjes dhe përdorimit, si dhe për të rritur elementet e sigurisë, biletat e pajtimit mujor (abonetë) të përgjithshme dhe studenti, duhet të jenë të pajisura vetëm me një karton shoqërues si element shtesë sigurie PA PULLE.

Formati i kartonit shoqërues të aboneve, mbart në kokën e saj logon e Bashkisë së Tiranës, si dhe mbishkrimin “Bashkia Tiranë” me germa kapitale. Në anën e djathtë, vertikalisht, shënohet me shkrim muaji dhe viti përkatës me numra natyrore. Në mes të kartonit shoqërues bashkëlidhet aboneja e prodhuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Në pjesën e mbrapme të kartonit shoqërues janë të listuara linjat qytetase të Bashkisë së Tiranës, ku është e vlefshme aboneja.

Njoftojmë qytetarët se çdo njoftim tjetër apo prezantim i kartelave të pajtimit mujor (abone) jashtë këtij standardi, që mund të jetë vendosur si njoftim në mjetet e transportit qytetës ose kioska, nuk korrespondon me formatin e miratuar nga Bashkia e Tiranës.

Bashkia e Tiranës është duke marrë të gjitha masat e nevojshme, si dhe fton qytetarët që të pajisen normalisht me abone, duke mos i konsideruar këto njoftime.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bllokohen dy bulevarde, mbyllen lokalet e zbarkojnë mbi 200 police në Korçë, ç’ka ngjarë?
Grabitet me thyerje kasaforta e gjendjes civile në Burrel, policia sqaron se ç’ndodhi (DETAJET) »
Article Logic
Execution time: 0.010710954666138
array(1) { ["section"]=> string(77) "bashkia-e-tiranes-jep-njoftim-te-rendesishem-per-shperndarjen-e-aboneve-80180" }