Bashkia gjen zgjidhjen e veçantë, nxjerr zyrat në parking për të shmangur grumbullimin (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:50 09-07-2020 Bashkia gjen zgjidhjen e veçantë, nxjerr zyrat në parking për të shmangur grumbullimin (FOTO)

Bashkia e Durrësit edhe pse në një kohë pandemie, ka nisur sot,  nënshkrimin e kontratave me qytetarët që përfitojnë grantin për rikonstruksion.

Si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit Bashkia ka nxjerrë në parking zyrat për të shmangur kështu grumbullimin.

Siç shihet edhe në fotot më poshtë punonjësit e bashkisë kanë nxjerrë në parking zyrat dhe vijojnë punën me qytetarët duke rrespektuar edhe distancën sociale.

“Vazhdon nënshkrimi i kontratave me qytetarët që përfitojnë grantin për rikonstruksion.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka inspektuar nga afër procesin nëpër njësitë administrative.

Sot janë lëvruar pagesat e para për qytetarët përfitues të grantit, ndaj i ftojmë të gjithë qytetarët përfitues të paraqiten pa humbur kohë nëpër njësitë administrative për firmosjen e kontratës.

Të gjithë njësitë administrative të Bashkisë së Durrësit do të jenë të hapura deri në orët e mbrëmjes në mënyrë që qytetarët të paraqiten në këto zyra në oraret më të përshtatshme për ta,” shkruhet në postimin e Bashkisë së Durrësit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094239711761475
array(1) { ["section"]=> string(97) "bashkia-gjen-zgjidhjen-e-vecante-nxjerr-zyrat-ne-parking-per-te-shmangur-grumbullimin-foto-213349" }